Super ylli në ngjitje e sipër Dua Lipa e cila po mahnitë botën me talentin dhe zërin e saj të mrekullueshëm sot na vie me një lajm bombastik.

Pas disa projekteve mjaft të suksesshme solo ajo do të vijë me një projekt gjigant duke provuar kështu veten edhe në bashkëpunim e që pritet të jetë me njërin prej këngëtarëve më të njohur në botë.

Bëhet fjalë për Sean Paul me të cilin Dua të premten pritet të sjellë projektin e ri të titulluar “No lie”.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes profilit të saj në Instagram teksa ndau edhe një video ku dëgjohet një pjesë nga produkti i ri.

Nuk dihet nëse kënga e re do të jetë e pajisur edhe me videoklip por pavarësisht kësaj shenjat e para tregojnë që do të kemi të bëjmë me një “Super Hit”.