Këngëtarja Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare.
Së fundi, ajo ka publikuar këngën “IDGAF” e cila po pritet shumë mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.Edhe pse e realizoi këngën bashkë me videoklip dhe po ecën mirë, Dua nuk është ngopur me aq, duke vendosur ta publikojë “IDGAF” edhe në një version të ri.

Në rrjete sociale, ajo ka bërë të ditur se sapo ka përfunduar incizimin e këngës në versionin frëng, e për këtë gjë ajo u shpreh shumë e lumtur.“Incizova IDGAF në frëngjisht sot. Nuk kam folur kurrë asnjë fjalë në frëngjisht, për herë të parë sot. Jam shumë e lumtur për këtë. Do t’ua tregoj juve kur ta kem xx”, ka shkruar Dua.