Organizata Joqeveritare “Duam Çair të Pastër”, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka shprehur mbështetje për protestat e nesërme që organizohen nga Këshilli Opozitar.

 

Organizata që ka bërë bujë të vërtetë me dhënien e mundësisë që qytetarët vetë të denoncojnë problemet e tyre, në të shumtën e rasteve që ndërlidhen me problemet higjienike dhe infrastrukturore, gjithashtu bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme që do të fillojnë nga ora 17:30, në parkun e Çairit.