Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka tronditur federatën e Kosovës pas një statusi në rrjetin e saj social Facebook.
Ajo ka denoncuar zyrtarët e federatës se po organizojnë një ndeshje me një xhudiste serbe, të cilën e kanë trukuar. Sipas saj, ata i kanë kërkuar kampiones shqiptare që të humbasë.

E irrituar nga ky fakt Majlinda e ka shpërndarë me ndjekësit e saj të shumtë këtë fakt në Facebook, por më pas e ka fshirë komentin.