Drejtuesit e një hoteli me 5 yje në Dubai janë ankuar se disa modele ruse po i prishin reputacionin me fotot që kanë publikuar në Instagram.

Drejtuesit e hotelit, ku një suitë kushton më tepër se 1 mijë euro nata, kërkon që t’i ndalojë modelet që të përdorin emrin e hotelit të tyre si hashtag apo të shpërndajnë vendndodhjen e tij përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale.

Reagimi ka ardhur pasi një grup modelesh ruse kanë treguar asetet e tyre në disa pjesë të hotelit si pjesë e një seti fotografi të dizenjueses Anna Chibisova’s.

Për këtë set kanë pozuar, prezantuesja Victoria Bonya, aktorja Anna Kalashnikova dhe Alena Shishkova.