Diskriminim në blerjen e duhanit, për banorët e Studeniçanit dhe Moranës. Banorët e kësaj ane ankohen se duhani i tyre nuk blihet me vlerën e çmimit që duhet të shitet, por kompania blerëse u ofron çmime të klasës së tretë, në vend që të shiten me atë të së parës dhe dallimi i vlerës së këtij çmimi ëshë 60 denarë për kilogram. Kjo padrejtësi sipas tyre, u bëhet vetëm për shkak se ata janë shqiptarë dhe nuk u paguhet çmimi real sikur në pikat tjera të grumbullimit të duhanit siç janë në Manastir dhe Prilep. Ndërsa të punësuarit në objektin që bëhet shitblerja e duhanit janë sa shqiptar aq edhe maqedonas, por shqiptarëve nuk u lejohet të qëndrojnë aty kur bëhet matja e duhanit.

“Ky është fshati Draçevë, ndërsa duhanxhinjtë janë të fshatrave Studeniçan dhe Moranë, këtu asnjë kilogram duhan nuk prodhohet, por me qëllim që të na manipulojnë…për qefin e tyre na sjellin këtu, harxhimet janë më të mëdha…ne kemi qenë edhe në anën e Prilepit, por atje nuk ndodh kështu…ndërsa neve na malltretojnë, na e kthejnë duhanin, nuk është kështu, nuk është ashtu, çmimin që duhet nuk na e jep…mundem të them se vetëm si figurë gjendemi aty, sepse asnjë ndikim nuk kemi”, deklaroi Xhevat Saliu, anëtar i Shoqataës së duahnxhinjëve të fshatit Studeniçan.

Kultivuesit e duhanit ndjehen jashtëzakonisht të revoltuar nga partitë shqiptare sepse asnjëherë nuk janë vizituar nga ata, gjithashtu apelojnë deri tek kompetentët që ta zgjidhin problemin e tyre pa eskaluar situata sepse siç thonë edhe ata, problemi sa vjen e zgjerohet. Ndërsa ankesat që ata i drejtojnë në ministri, thonë banorët mbeten vetëm sirtareve.

“Unë u bëjë apel partive tona shqiptare, unë ka 20 vitë që jam në këtë punë, nuk e kam parë njëherë një lider partie të vijë të na e shoh hallin këtu”, tha Zekir Shabani, kryetar i Shoqatës së Duhanxhinjëve, komunës së Studeniçanit.

“Neve na kanë lënë anash si duhanxhinjë…sepse anëtarët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Inspektorati që është për këto çështje, ata nuk janë sepse tani merren me punë tjera, kanë zgjedhje tash, janë të zënë me ato punë, duhani rrin këtu disa ka filluar të prishet, vjen revolti deri tek kjo pikë që”, tha Nehat Nuhiu, prodhues I duhanit.

Ekipi i Televizionit Shenja kërkoi që të merrte prononcim edhe prej përgjegjësit të kompanisë blerëse të duhanit, por ai refuzonte të fliste me arsyetimin se në atë kompani nuk ka asnjë problem.

.