Janë të shijshme, të shkrifëta dhe shumë të thjeshta për t’u përgatitur, pasi kërkojnë vetëm tri përbërës. 

Përbërësit:

 

1 filxhan çokokrem
1 filxhan miell
1 vezë

Përgatitja:

Në një enë përzieni të gjithë përbërësit, derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas formoni biskotat dhe shtypini me dorë para se t’i vendosni në tepsi.

Piqini në 180 gradë për 15 minuta.

Ju bëftë mirë!