Shkruan Qenan Aliu

… Duhet thënë realitetin , vetëm PDSH-ja dhe strukturat e Menduh Thaçit , mund të ndalojnë dhe të ngulfatin frenat e PAMPURIT BULLGAR të Bashkimit Demokratik për Integrim. Këtë mundësi , e para e punës , është se ia jepë Kodi zgjedhorë sepse mer pjesë me anëtarë të sajë nëpë këshillat zgjedhore nëpë vendvotime.

Gjithsesi ndihmesë për monitorim të reptë do të jenë edhe vëzhguesit e partive tjera jashtparlamentare , mbase atyre, kodi zgjedhorë nuk ju mundëson të kenë përfaqësuesit në përbërjet e këshillave zgjedhore. Ndihmesë shtesë poashtu do të jenë edhe përfaqsues për monitorim nga asociacionet e brendshme dhe të jashtme të akredituara nga KSHZ-ja.

Pra , të ashtuquajturin PAMPURI BULLGAR që praktikojn striukturat e Bdi-së , përfaqësuesit e opozitës do të mund ta NDALIN menjëherë në momentin kurë cilido votues apo votuese nuk mbykqyret se a e lëshon FLETVOTIMIN NË KUTI apo jo. Një nga një nëse cili do votues apo votuese nuk mbykqyret se a lëshohet vota në kutinë e votimit, pa dyshim se do të ketë të ngjarë të jetë i aktivizuar treni bullgar. Kjo ka të bëjë me faktin se nga vendvotimi nxiret fletvotim i pa votuar, ai fletvotim rethekohet te pika e manipulantëve dhe interesxhinjëve dhe me votues tjetër kthehet në kuti kuptohet duke e bartur i jjëjti fletvotimin tjetër të pa votuar.

Dhe kështu ky tren funksionon deri sa ka udhëtarë ( lexo votues ) që për motive të ndryshme ose fare pa vetëdije udhëton me krimin dhe me VEPRËN PENALE. Duhet ta dijë gjithsecili se nga viti 2008 , veprimet e tilla në bazë të KODIT PENAL të Maqedonisë kategorizohen si vepra të rënda penale. Cilido që eventualisht mund të ngjitet në pampurin në fjalë pavarësishtë për favorin e cilit do subjekt politik, ai me mendjen e tij ndihmon dhe realizon krimin politik.

Manipulimet e llojit të tillë dhe disa formave tjera, partitë opozitare si duket kanë trajnuar resurset e tyre të vëzhgimit me përpikmëri, andaj askush nuk do të duhej të filloj të lëvizë këtë lloj pampuri sepse do të ndalet menjëherë pa shkuar në humnerë, por përgjegjësisë nuk do të mund ti ikë askush. Pra votuesi apo votuesja që merë fletvotimin një nga një për të votuar ate duhet ta lëshojë në kuti detyrimisht.

Nëse ky lëshim i fletvotimit nuk realizohet eventualisht nga dikush, procesi zgjedhorë automatikisht duhet të ndërpritet dhe të kërkohet përgjegjësia duke ngritur procedurën para KSHZ-së konform Kodit zgjedhorë dhe Kodit penal. Poqëse kjo formë e manipulimit në mënyrë strikte vëzhgohet dhe PAMUNDËSOHET , Bdi do të pësoj debaklin e pa paramenduar ndonjëherë gjithkund por edhe në zonën numër 6-të !