Mimoza Shkodra e ka nisur shumë e re karrierën e saj si këngëtare!

Fillimisht ajo nisi të merret me muzikë zbavitëse, duke u bërë pjesë e shumë programeve të Vitit të Ri, ndërsa më vonë iu fut edhe muzikës popullore.

Ajo dukej krejt ndryshe në fillim të karrierës, atëherë kur ishte më e re dhe kishte krejt tjetër stil.

Në YouTube qarkullon një video, e cila tregon se si dukej këngëtarja në incizimet e Zico TV në vitin 2001.

“Unë jetoj” ishte njëra ndër këngët e saj të para, që e shfaqte këngëtaren shumë më ndryshe, por që ishte mjaft në trend me kohën.