Zejtarët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit thonë se prania e vizitorëve, ka rënë shumë sidomos për shkak krizës politike, asaj ekonomike dhe sigurisë në vend. “Normalisht kur ka kriza, kur ka protesta edhe turistët pakësohen. Nëse nuk ka siguri, atëherë frikësohen, pse të shkojnë të harxhojnë mjete në një vend ku ka rrezik.” , tha kryetari i shoqatës së zejtarëve “Esnafi”, Bejtulla Morina.

Kurse disa zejtarë tjerë thonë se rënia e turistëve në Çarshinë e Vjetër është si rezultat i hapjes së qendrave të ndryshme tregtare , motit të ftohtë dhe konkurrencës jolojale. Ndërkaq të tjerë thonë se turistët e huaj i tërheq tej mase Çarshia e Vjetër mirëpo, infrastruktua jo e mirë i largon ato.

Çarshia e Vjetër ishte një ndër qendrat e para më të mëdha në Ballkan. Në vitin 2008 u përfshi nën mbrojtjen ligjore si objekt i trashëgimisë kulturore. Kurse, në vitin 2010 qeveria filloi një projekt për rivatilizimin e Çarshisë, projekt ky qe ende nuk është realizuar.