Shefik Duraku

Nuk ka shenja se e ardhmja e afërt do të sjell ndonjë ndryshim në Maqedoni,nëse shohim zhvillimet e përgjithshme në nivel global dominon tema e gjenocidit ndaj fëmijëve të Alepos dhe në përgjithsi situata e siguris në Irak,Siri,Turqi e gjithandej në Azi,gjithashtu edhe fitorja e Tramp në ShBA edhe më shumë e ka shtuar paqartësin dhe ka rritur frikën gjithandej për shkak të qëndrimeve të tij sa i takon politikës së jashtme,kjo cështje është reflektuar edhe tek ne,pamvarsisht që jemi vend i vogël dhe i parëndësishëm në hartën gjeopolitike,konstelacioni i brendshëm na bën interesant për fuqit e mëdha,brishtësia e shtetit dhe pozicioni gjeografik jan disa nga elementet që na bëjn të rëndësishëm dhe të dukshëm për fuqit e mëdha.

Situata më e re e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit e sidomos numrat e mandateve detyrimisht e vëne shoqërin dhe shtetin në një sprovë jo të lehtë,të gjith e kemi të qartë se duhet të hapen disa tema që një kohë të gjatë jan futur ,,nën tepih” por që të gjith e kan ditur se do vij koha që dot duhet patjetër të hapen dhe shtrohen për zgjidhje.

Tek qytetarët e Maqedonisë,pa dallim, mbizotron një situat e tensionuar,pa siguri,histeri,frig dhe urrejtje. Është kjo koha kur në mbrëmje shkon në gjum si patriot dhe në mëngjes zgjohesh si tradhtar ose e kundërta. Liderët politik nuk tregojn nivel përgjegjsie kundrejt qytetarëve nga të cilët kan marrur mandat për të folur në emrin e tyre. Ata më shum kan hallin personal dhe të partis se sa të popullit ose shtetit. Kriza politike është bërë e pa durueshme për të gjith qytetarët por nuk shihet ndonjë shenjë që mund të presim ndonjë zgjidhje në të ardhmen e afërt.

Dy vitet e fundit kemi një kriz të deklaruar nga te gjithë faktorët por unë mendoj se kriza e vërtet filloi me 11 dhjetor sepse duhet të hapen temat e nxehta. Por gjithashtu nuk mund të presim zgjidhje të krizës nga ata që e shkaktuan këtë krizë,ska ndodhur askund sdo ndodh as tek ne. Konstelacioni i forcave politike e dikton rrugën dhe zgjidhjen,por gjithashtu një rezultat i këtillë nuk jep mundësi të formimit të një qeverie politike dhe stabile,në anën tjetër cfardolloj qeverie tjetër nuk e zgjidh krizën dhe problemet e shkaktuara nga një qeverisje dhjet vjecare.

Ne një situat të këtille të elektrizuar ku të gjith janë fortifikuar në llogoret partiake me kalkulator në dorë dhe duke akuzuar njëri tjetrin,ajo që mund të presim është një qeveri e gjërë ose teknike e afatizuar dhe me agjend të caktuar të dakorduar paraprakisht nga gjith faktorët politik dhe zgjedhje pas 6/7 muaj.
Por ajo që është me rëndesi në këtë periudhë duke pasur parasysh zhvilimet globale është siguria e brendshme dhe ruajtja e rrugës euro-atlantike të vendit. Paqartësia dhe taktizimet sipas meje do vazhdojnë deri diku ka fundi i janarit ( pas inagurimit te Donalt Trump) kuptohet nëse arrihet të mbahet nën kontroll situata dhe nëse dikush nuk luan në kartën e fundit (gjithcka ose asgjë) dhe sic shihet partia Vmro ka filluar te jep shenjat e para se do shkojn deri në fund sepse vërtet nuk kan shumë zgjidhje,kan filluar të shfaqin simptomat e para të sindromit Milloshevician (lufta me faktorin ndërkombëtar BE dhe SHBA) por duket një fije shprese se qytetarët nga të dyja etnitet e kanë kuptuar lojën dhe nuk do të futen në skenarin e tij i cili do ishte fatal jo vetem për Maqedonasit por ndoshta dhe për rajonin.
Është thënë për Maqedoninë së është ,,fuqi baroti” në Ballkan dhe dikush për të shpëtuar lëkurën e vet don të dhez fitilin.
Është shumë me rëndësi ta kuptojmë seriozitetin e momentit dhe të reflektojm të gjithë duke filluar nga liderët që kan marrë përgjegjsi, e deri tek cdo qytetar vec e vec sepse ndonjëher duke dashur ta bëjm shumë mirë e prishim keq./fol.mk