Aleanca për Shqiptarët e ka llogaritur edhe mospajtimin momental dhe reagimet negative nga opinioni për takimin me qëllim të bashkërendimit të veprimit politik shqiptar në Maqedoni.

Gjithashtu Aleanca për SHqiptarët e ka shumë të qartë rrugën e saj dhe qëllimet e saja. Takimi i imponuar nga rezultati i zgjedhjeve të 11 dhjetorit,por në rend të parë ishte IDEJA E ALEANCES për të sjell NDRYSHIME në politikbërjen shqiptare në Maqedoni e cila në 20 vitet e fundit ka qenë një shabllon klasik i grindjeve pozitë-opozitë.

Ideja dhe qëllimi është shumë i madh dhe fisnik, një takim i këtillë është i sponzorizuar dhe i mbështetur nga Kryeministri i Shqipëris z. Edi Rama dhe figurave shumë eminente në Kosovë.
 Unifikimi i veprimit politik te shiqptarëve të Maqedoni ka qenë dhe është kërkesa dhe apeli i çdo tubimi të mërgatës shqiptare. Të mos marrësh pjesë në takim ku bisedohet fati i shqiptarëve të Maqedonisë dhe të thuash se jam patriot,kjo nuk shkon!!!
Ta kritikosh pjesmarrjen e dikujt tjetër në takime të këtilla d.m.th se po mundohesh ta fshehësh dështimin dhe qëllimin e vërtetë ( sulmi është mbrojtja më e mirë)

Ata që nuk marrin pjesë është e qartë se më shumë preokupohen për rejtingun partiak sesa interesin kombëtar, por gjithashtu me të drejtë mund të dyshojmë nëse janë vërtet ata që i sjellin vendimet në partin e tyre ose vendimet i sjell SPONZORI I FUSHATES MILIONËSHE.

z. Ziadin Sela me sinqeritetin e tij si një politikan i brezit të ri po e bën ndryshimin ne politikbërjen shqiptare në Maqedoni. Ai po i qëndron besnik vizionit të tij për një politikbërje ndryshe. z.Ziadin Sela nuk po devijon nga ajo që e ka thënë në fushatë dhe tani po e vë në zbatim, po e citoj ,,nëse ne e marrim legjimitetin e shqiptareve të nesërmen do i ftojm të gjithë subjektet që kanë fituar mandate per të bashkuar fuqin politike dhe kështu të bashkuar të dalim përball palës tjeter”

Aleanca e ka të qartë se po të mos kishte marrë pjese në takim,të nesërmen do ishim shpall tradhtarë. Aleanca është e informuar në detaje për lojrat e nivelit të ulët që po luhen tek shqiptaret,por Aleanca e ka shumë të qartë rrugën e saj, gjithashtu i ka të qarta dhe pengesat prej nga vijnë dhe pse vijnë. Nëse Ziadin Sela është ulur në një tavolinë me Ali Ahmetin nuk mund ta amnestoj atë, as nuk mund ta gjykoj për punën e tij, mos u bëni naiv tani se po na e nënçmoni intelegjencen. Ju që thoni se nuk doni të uleni me njerëz të korruptuar në një tavolinë,keni harruar se pa dhjetë mandatet e Bdi smund të ketë asnjelloj qeverie, ju gjithashtu thoni se nuk bisedojm me Gruevskin,dakord dhe Aleanca thotë se me Gruevskin skemi cfar bisedojm sepse ai me qëndrimet kundër gjuhës shqipe na ka përjashtuar vet,por çka nëse ndodh të bëhet një qeveri me LSDM dhe me BDI cka do të bëni ju të BESËS, jo që do të uleni me ata që i quani kriminel por do të bëheni edhe partner të tyre në qeverisje.

Ju ende silleni sikur jeni në kampanjë zgjedhore dhe kjo flet për amatorizmin tuaj politik.

© fol.mk