Shefik DURAKU

Disa media të afërta me VMRO dhe disa satelit (shqiptar) të tyre kanë filluar një fushatë kundër figurës së Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët  duke e akuzuar për vendimin për tu bërë pjesë e qeverisë.Një gjë e këtillë ishte e pritshme sepse pikërisht z.Sela ua prishi gjitha planet, fillimisht i ofruan para dhe poste duke filluar nga Kryetari i Kuvendit, bile të zgjedh cilat dikastere ti doj shpirti.. E morën përgjigjen shumë të shkurtër dhe të qartë ,,unë nuk e shesë ardhmërin e fëmijëve, e keni gabuar adresën” dhe kur nuk arritën ta thyejn vendosën ta likuidojnë fizikisht. Më 27 prill filluan realizimin e skenarit tani më të njohur për opinionin, por çka mendon djalli nuk e bën Zoti. Z.Sela shpëtoi gjallë, u prish dhe një plan i tyre, në fakt më 27 prill u përmbys regjimi. Tani kanë filluar sërish  një fushatë mediale kundër z.Sela, por të ndihmuar dhe nga disa media të afërta me Lëvizjen Besa dhe kjo është për tu mërzitur. Sipas tyre Aleanca nuk është dashur të bëhet pjesë e Qeverisë. Ja po themi se mirë e keni, por cila është e kundërta e kësaj? Ja po ua them unë, e kundërta e kësaj është kthim i Gruevskit në pushtet sepse sqarim tjetër logjik nuk ka. Po të mos pranonte Aleanca të futet në Qeveri ajo nuk do të bëheshte,sepse është thjesht punë numrash dhe pastaj detyrimisht do shkoheshte në zgjedhje të parakohshme gjë të cilën me muaj po e kërkon VMRO.. Shtrohet pyetja cili është kuptimi i gjithë asaj sakrifice dy vjeçare të paguar edhe me gjak? Fundja Besa shumë herë e ka thënë publikisht se një nga arsyet e daljes së tyre në skenë ka qenë pikërisht rrëzimi i regjimit të Gruevskit,dhe tani përfunduan duke e ndihmuar atë me mospërkrahjen e qeverisë pro-perendimore..Ju edhe mundë të keni të drejtë me mospajtimet rreth propozimeve për përberjen e kabinetit Qeveritar por ato jan argumente periferike në krahasim me kthimin e Gruevskit në pushtet.. Ju duhet ta keni të qartë se kjo krizë politike dhe agoni dy vjeçare por dhe gjaku i derdhur në Kuvend ishtë çmimi që paguam për të rrezuar një regjim diktatorial dhe kur kjo u arrit me shumë sakrificë, ju me vendimin tuaj për të mos përkrahur formimin e Qeveris me vetëdije ose pavetëdije po e ndihmoni kthimin e Gruevskit dhe kjo do të thotë rreshtim i Maqedonisë pas Rusisë. Aleanca nuk ka pasur shumë zgjidhje,mos mendoni se nuk e kemi menduar këtë,por ne e tejkaluam vetveten,ne shikuam përtej interesit partiak,jo që për ne nuk ishin të rëndësishme zgjedhjet lokale por interesi i përgjithshëm ishte shumë  më madhor. Unë nuk jam nga ata që besoj në teori konspirative (jo me Turqin,jo me Arabinë ,jo me atë jo me këtë…) por un besoj se e keni të qartë se kjo është Qeveri numrash me qëllim që të përmbyset  një regjim totalitar dhe duke pasur parasysh që kjo qeveri ka mbështetjen maksimale të SH.B.A dhe B.E mospërkrahja e një Qeverie të ketillë të bën të dyshosh në qëllimet dhe orientimin politik të Besës.. Sigurishtë që edhe ne nuk pajtohemi dhe kemi shumë verejtje për propozimet e kabinetit Qeveritar,ka mundur të bëhet shumë më mirë,por se kemi të drejtën ti përzihemi dikujt në politiken e brendshme kadrovike,edhe dikush mund të mos jetë i knaqur me propozimet tona,prandaj po them nuk e kemi atë të drejtë ti gjykojmë ata, ata mbajn përgjegjsi për propozimet e tyre dhe ne për propozimet tona. Ne nuk i japim të drejtë vetes të gjykojmë as vendimet politike të Besës,ne mund të mos pajtohemi por jo ti gjykojmë ata,atë mund ta bëje vetëm populli… Ne kemi vlersuar se është e dobishme për interesin Shqiptarë që edhe Besa të bëhet pjesë e Qeverisë,ta ndajm përgjegjësinë  bashkarisht dhe të japim kontributin tonë aty ku mund të ndryshojmë gjërat.. Ne konsiderojm se një pjesë të fajit për ato propozimet e BDI me të cilat ju nuk pajtoheni e keni edhe ju duke ikur nga përgjegjsia,ju duheshte të ofroni kuadrot e juaja që mos kemi propozime të këtilla,me mos pjesëmarrjen tuaj po e dobësoni pozicionin e Shqiptarëve ne Qeveri.. Aleanca nuk mundë të merr përgjegjsin për gjith kabinetin Qeveritar sepse numrat e përcaktojn dhe nivelin e përgjegjsisë,ajo që mundë të bejmë ne është të luftojmë të keqen nga brenda.