Takimin e parë me qytetarët, Lëvizja Besa në Tetovë e fillojë nga lagjia “Teqe”, ku para të pranishmëve Besar Durmishi, bartësi i listës së këshilltarëve foli rreth këshillit të ardhshëm komunal. Mes tjerash, Durmishi ka deklaruar se pse Besës i duhet një shumicë stabile në Tetovë.

“Na duhet shumicë stabile për të çuar projektet përpara për qytetin tonë dhe për të shmangur çdo pengesë”, tha Durmishi. Gjithashtu ai tha se shumicë Besës i duhet në Tetovë edhe për ndërrimin e emrave të rrugëve dhe shkollave ku ai mes tjerash theksoi: pse “Strasho Pinxhuri” mos të quhet Mujdin Aliu?!