Bartësi i listës së këshilltarëve të Besës, Besar Durmishi së bashku me kreun e Tetovës Bilall Kasami realizuan takim me banorët e Çarshisë së Epërme. Durmishi tha se nga Tetova nis epoka e re shqiptare.

“Frika e tyre nuk jam as unë as kryetrai por është frika nga hovi i madh që ka marrë populli zgjimi juaj që po shtrihet në gjithë vendin dhe për këtë ata çdo ditë po mundohen të na heshtin dhe ofendojnë por ne bashkë me ju nuk do ta lejojmë këtë. Do të nis një epokë e re një dekadë e drejtuar nga Lëvizja BESA për Tetovën dhe gjithë vendin”, tha Durmishi.