Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u ka thënë një grupi studentësh në New Hampshire se me vite të tëra është trajtuar ndaj vartësisë prej alkoolit dhe drogës.

 

Ylli i filmit “Bring it On” ka njoftuar se tashmë ka tetë vite që nuk konsumon alkool dhe drogë. 

“Kur merrja drogë dhe pija, nuk merrja vendime të mira. Dhe mjafton një vendim i keq (për t’u përkeqësuar gjërat)”, është shprehur Dushku.

36-vjeçarja ka treguar se familja nuk e lejonte ta takonte mbesën e saj (e cila tash është 13 vjeçare) për shkak të përdorimit të drogës.

“Mbaj mend që vëllai më thoshte se nuk më donte pranë mbesës time, sepse nuk më besonte. Sot jam një hallë shumë e mirë, por e dini çka? Ai kishte të drejtë”.

 

Eliza dhe mbesa e saj Sofia (Instagram)

“Braktisa shprehitë e këqija për familjen time, por sot jam e kthjellët për mua dhe jam e kthjellët për ju. Drogat janë të forta, por ne jemi më të fuqishëm”, i ka thënë Eliza turmës.

 

Ndryshe, problemet e saja me drogën dhe alkoolin kanë qenë temë e mediave në vitin 2008, por duket se ajo tash i ka tejkaluar problemet e vartësisë.