Analiza e mbrëmshme e fondacionit “Konrad Adenauer” është një sinjal i qartë se VMRO-DPMNE më nuk ka mbeshtetje nga forcat udhëheqëse konservatore në Evropë dhe se pozita e saj ndërkombëtare është lëkundur së tepërmi, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Reformat e brendsheme partiake dhe pranimi i vullnetit të shumicës. Këto udhëzime që mbrëmë mund të lexoheshin në analizën e Fondacionit gjerman “Konrad Aenauer” e nënshkruar nga shefi i kancelarisë në Shkup, Johanes Rej, ka shkaktuar një valë reagimesh te opinion maqedonas.

Porositë që janë dërguar te kryesia e partisë e cila ka 10 vjet që po qeveris në Maqedoni, madje nuk duhet të trajtohen as si një paralajmërim nga Unioni Kristian Demokratik (CDU) e kancelarës Angela Merker, aq më pak si një qëndrim zyrtar i qeverisë federale në Berlin.

Konrad Adenauer është një fondacion që ka lidhje të pathyeshme ideologjike me Unioni Kristian Demokratik (CDU), por nuk është zëdhëns i saj. Fondacioni nuk finansohet nga partia e Merkel, por shumica e fondeve vijnë nga ministria federale për zhvillim ekonomik, ndërsa në rastin e Maqedonisë edhe nga ministra e jashtme gjermane.DW