Beteja më interesante në këto zgjedhje do të zhvillohet në njësinë e dytë zgjedhore e vecanërisht në Kumanovë, rajonin e Likovës. BDI ka anashkaluar Kumanovën duke vendosur kandidatin nga Kumanova në pozitë të dytë në njësinë numër dy, ndërsa kandidati i për zgjedhur është deputeti aktual Rexhail Ismaili. Ndërsa PDSH bartës liste ka zgjedhur poashtu deputetin aktual Orhan Ibrahimi. Dy deputetët e deritanishëm të BDI dhe PDSH mbahen mend për ngjarjen e turpshme në Kuvend ku në debatin per buxhetin u përleshën fizikisht duke u bërë turp i botës në të gjitha mediat në vend dhe rajon. Përballë tyre koalicioni “Aleanca  për Shqiptarët” ka zgjedhur Nexhmedin Sadikun kusheririn e dëshmorit të vitit 2001 Beqir Sadiku nga fshati Sllupcan.