E çuditshme, Kreshnik Bekteshi por edhe të tjerë ministra e funksionarë të BDI-së po flasin kundër bixhozit, ndërkohë që deputetët e BDI-së Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili më 17 Korrik 2018 i kanë dorëzuar kryetarit të parlamentit PROPOZIM-LIGJ PËR NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË LIGJIT PËR LOJËRAT E FATIT ku në Nenin 2 të këtij propozim-ligji kërkohet largimi i objekteve të bixhozit në distancë prej 500 metrash nga objektet edukativo-arsimore, bibliotekat, dhe institucionet ku trajtohen fëmijët (çerdhet).

Diku në Maj/Qershor 2018 Lëvizja Anti Bixhoz i ka dërguar të gjitha grupeve parlamentare 2 amandamente me të cilat kërkohet (1) zhvendosja e objekteve të lojërave të fatit së paku 3 km nga vendbanimet, dhe (2) pesë përqind e profitit nga lojërat e fatit të jepen për trajtimin e personave që janë viktima të kumarit, e që kanë krijuar varësi nga kjo. Pavarësisht se këto amandamente janë pranuar nga deputetët dhe grupet parlamentare të kontaktuara, deputetët e Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili (BDI) kanë ulur distancën e kërkuar në 500 metra.

Tash që vijnë zgjedhjet tregohen të arsyeshëm, por qytetarët duhet ta dinë se aty ku merren vendimet nuk flasin siç flasin tani nëpër media. (Arjanit Xhaferi)
Ja linku i propozim ligjit të Ejupit dhe Rexhailit:

https://sobranie.mk/materialdetails.nspx?materialId=046ff1f8-ce8a-4e1a-807b-406b3485e316&fbclid=IwAR00wIfIneIv-J8ZQ2XmfVoyfAHl7-waB_KDFseMLyFSj4U-SX328NRk2Xs&materialId=046ff1f8-ce8a-4e1a-807b-406b3485e316&fbclid=IwAR00wIfIneIv-J8ZQ2XmfVoyfAHl7-waB_KDFseMLyFSj4U-SX328NRk2Xs