Nga Ukraina sot janë tërhequr dy diplomatët nga Maqedonia e Veriut të cilët pas depërtimit rus në Kiev kanë kaluar disa netë në një vend të fshehtë.

“Në Kiev është ferr, zhvillohen edhe beteja në rrugë, ne jemi të sigurtë në vend të fshehtë nën ambasadë, me sigurim nga garda kombëtare e Ukrainës. U desh ta kalojmë natën në karrike, sepse tërë natën gjuhet me të gjitha armët. Është raketuar edhe aeroporti më i vogël që është 8 kilometra larg ambasadës. Pas kësaj arritëm të koordinohemi me partnerët tanë dhe para gjysmë ore kemi arritur t’i tërheqim diplomatët tanë”, njoftoi Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme.