Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë, është në radarin e tri klubeve botërore.

Sulmuesi portugez raportohet se do të largohet prej Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas mediave spanjolle, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe L.A. Galaxy janë klubet që po kërkojnë shërbimet e lojtarit.

Portugezi deri më tani ka shënuar 289 gola në 277 paraqitje

Në javët e fundit portugezi ka shprehur pakënaqësinë me drejtuesit e Real Madridit.

Kjo e fundit aktualisht renditet në vendin e katërt në La Ligën dhe se tashmë thuhet se ka një çarje mes portugezit dhe Los Blancos.

Sipas kontratës së rinovuar kohët e fundit, Lionel Messi merr rreth 560 mijë euro në javë dhe Ronaldo supozohet të ketë më shumë se kaq.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk ka dashur t’ia zgjasë kontratën Ronaldos, pasi herën e kaluar ajo u bë vetëm një vit më parë.

Përveç kësaj, Real sipas informacioneve që vijnë nga Pirinejet, Real gjithashtu ka një plan të sjellë Neymarin nga PSG-ja, i cili do të zëvendësonte yllin 32-vjeçar portugez.