Dy të lënduar rëndë në aksident trafiku në Shkup

Dy persona janë lënduar më rëndë, nga të cilët një shofer dhe një bashkëudhëtar në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.

Në tri aksidente me lëndime më të lehta kanë kaluar tre persona, ndërsa në tre është shaktuar dëm material.

Policia rrugore sot kumtoi se  gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe sanksionuar dy shoferë që kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, dy shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vijat e bardha, tetë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patenetë shoferi ose me automjet të paregjistruar.

Janë zënë edhe 95 automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme dhe me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 108 automjete.