Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni, i cili ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Vranidoll të Podujevës.

Mësohet se viktimat janë një person i moshuar dhe një grua ndërsa janë lënduar edhe katër persona të tjerë.

Në bazë të fotografive të siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se dy automjete janë ndeshur drejtpërdrejt mes vete.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, kurse rruga ku ka ndodhur aksident është bllokuar për më shumë se një orë.

Në vendin e ngjarjes për tu dalë në ndihmë policëve janë parë edhe zjarrëfikësit.