Merret peng avioni me 118 pasagjerë në bord, dy terroristët ‘mbështetës të Gadafit’ kërcënojnë se do i vënë flakën

Një avion libian me 118 persona në bord është rrëmbyer dhe më pas është ulur në Maltë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë BBC shkruan se ka dyshime që dy persona kërcënojnë ta shpërthejnë avionin e kompanisë libiane “Afriqiyah Airëays”, Airbus 320. Maltatoday shkruan se dy rrëmbyesit janë mbështetës të Gaddafit, ndërsa kërcënuar që të hedhin në erë avionin me një granatë dore. Ata kanë disa kërkesa, të cilat nuk dihen ende.

Të njëjtat burime pohojnë se për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat. Me ana të një mesazhi në ‘Twitter’ ai shkruan se “Avioni liban mund të jetë marrë peng. Situata monitorohet nga Shërbimet e Emergjencës”. Po ashtu, Kryeministri Joseph Muscat tha se në bordin e mjetit fluturues ndodhen 82 meshkuj, 28 femra, një i fëmijë si dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Bëhet e ditur se avioni ishte duke fluturuar nga Sebha në jugperëndim të Libisë në Tripoli, ndërsa ishulli i vogël mesdhetar i Maltës është rreth 500 km (300 milje) në veri të bregdetit të Libisë.
Nuk dihen ende detaje në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa vijojnë hetimet.