Dy vjet pa Dr. Florin, nesër, më 17 nëntor. Përgjatë këtyre muajve, familjarët dhe miqtë e ngushtë e kanë kujtuar në çdo varg, në çdo gëzim e çdo ngjarje familjare. Ata të rrethit më të ngushtë, Landi Hysi, Ermal Mamaqi, Aurela Gaçe dhe shumë të tjerë, i kanë qëndruar përherë pranë familjes së këngëtarit të ndjerë duke ua bërë dhimbjen më të lehtë. Por sa herë është afër 17 nëntori, është e pamundur që prani e Florit të mos jetë prezentë, në ajër, tani me shpirtin e tij.

e72f7356b02e62b6777c521b7dce6f0b

 

Këtë mbrëmje, Landi Hysi, miku i tij i ngushtë, kujton një dialog nga filmi “Përrallë nga e kaluara”, duke shprehur edhe njëherë dhimbjen dhe mallin për mikun e tij:

8f17cc375a3a6a49233342b84fc597b3

Nesër do bëhen dy vjet nga ikja jote dhe unë sërish do mendoj: “Shpeshherë, kur më vjen ndër mend Dr. Flori, më vjen në mend një dialog nga Filmi “Përrallë nga e kaluara”:

– Do jetojë baba Sotiri.

– Maskarai!

– Maliqi.

– Edepsëzi!

– Kotja.

– Shtriga!

– Tana

– …

– Gjinua

– …

– Do dali Dielli. Do këndojnë zogjtë.

– Ja këndoi. Pse të vdes pa faj?! Ku ta gjej te drejtën?! … “

RIP DR FLORI