Familjarët e 21 vjecarit Andreja Rexhepov nga Shuto Orizari, që ndërroi jetë në burgun e Idrizovës hedhin dyshime mbi shkaqet vdekjes së tij. Ata thonë se vdekja është shkaktuar nga dhuna e gardianëve të burgut e jo nga konsumimi i tepruar i ilaçeve.  Familjarët gjithashtu akuzojnë drejtuesit e burgut për mos intervenim me kohë për dhënien e ndihmës mjekësore.

E kanë rrahur, Brenda burgut shumë e kanë rrahur. Djali im nuk ka përdorë drogë, as alkohol nuk ka pirë. Kur isha për vizitë në burg, nuk më lanë ta shoh. 1:49 Djali im shkoi 21 vjeç, kush do ma kthejë mua djalin? Askush nuk ma kthen, dua që drejtësia të fitojë, kam edhe dëshmitarë, policët e kanë rrahur brenda – u shpreh Xhemile Rexhepova, nëna e të ndjerit Xhemile Rexhepova, nëna e të ndjerit.

Ta shohësh vëllain tim, i tëri është me lëndime në trup, edhe në kokë është i goditur. Kjo është e bërë nga policia – tha motra e Andreas.

Edhe mjekët thanë se djali është sjellë në spital në gjendje të rëndë, para vdekjes – tha një familjar.

Përfaqësuesi i komunitetit rom nga radhët e LSDM-së, Gege Demirovski thotë se posedon dëshmi se pretendimet e familjarëve janë të vërteta. Ai fajëson ish kryeministrin Gruevski i cili sipas tij ka instaluar këtë sistem i cili diskriminon romët në çdo sferë të jetës.

 Kemi informata të sigurta nga të burgosurit tjerë të cilët na e treguan të gjithë situatën se policeët e kanë tërhequr zvarrë nga shkallët…e kanë marrë djalin në një dhomë të vogël, e kanë rrahur. Apeloj deri të familja e Gruevskit, mos të luaj me popullatën rome në Maqedoni, t’i torturoni brenda dhe pastaj të dilni me arsyetime të ndryshme –deklaroi Gege Demirovski, LSDM.

Ndërkohë, nga burgu i Idrizovës përmes një komunikate thonë se janë në pritje të  raportit zyrtar të autopsisë për të treguar shkaqet e vërteta të vdekjes. Nga drejtoria e burgut hedhin poshtë akuzat se ndihma e shpejtë nuk ka reaguar në kohë, ndërsa jo zyrtarisht thonë se i ndjeri nuk ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore. Andreja Rexhepov, po vuante dënimin prej 12 vjet heqje lirie për precedentë të ndryshëm penal./Alsat