E bija e Hamëz Jasharit, Besarta ka kujtuar me fjalë prekëse flijimin e familjes së saj.
Ajo thotë se ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Do të ishte e rëndomtë…

edhe nata,

edhe zjarri,

do të ishin të rëndomta sonte…

edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…

edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !

Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.

Andaj,

ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…

edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen,

e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !

Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës

E juaja,

Besarta Hamëz Jashari