Adhuruesit e automobilave kanë mbetur të habitur kur panë në internet në një webfaqe të shitjes së veturave që figuronte një veturë Golf, i prodhuar në vitin 1993, por që kushtonte 19.000 Euro.

Sipas asaj që thuhet më tej, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një veturë të tipit GOLF1, të blerë për vetëm 500 euro, të publikuar nga Patrik Milkah nga Shtutgarti, shpallje e vendosur në faqen Mobile.de.

Bëhet fjalë për një veturë të modifikuar me një motor me 110 kuaj-fuqi, në një makinë që peshon vetëm 810 kilogramë dhe që mund të arrijë shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë për 8.2 sekonda dhe një maksimum të shpejtësisë prej 182 km/h.