Festat janë një rast i mirë për të qëndruar bashkë. Por duhet ta pranojmë: atmosfera speciale na bën edhe euforik. Kemi dëshirë të ndihemi të bukur, shumë të bukur.

Të ndriçosh me një shkëlqim special, duhet të lësh për pak lodhjen e përditshme. Ja se si t’i jepni vlerë bukurisë tuaj falë make up.

Më pak…
Më pak tonalitete të errëta dhe truk të rëndë. Më shumë nuanca të qarta. Mund të vendosni glitter, por jo kudo. Mos i ngarkoni shumë sytë dhe buzët. Fokusohuni tek detajet. Guxoni, por me elegancë.

Ngjyrat
E kuqe por dhe bordo, roza antike ose çiklamin. Bëni zgjedhje që të kthejnë tiparet tuaja në harmoni me ngjyrat e fytyrës dhe flokëve. Përdoreni tonalitetin e make up sipas nevojave tuaja dhe mendo se çfarë të jep humor të mirë.

Fokusohuni tek lëkura
Të kurosh bazën është thelbësore. Nga BB Cream tek fondotinta, çfarëdo që të zgjedhësh evito mbingarkesën me një lyerje të rëndë, pasi kjo të shton rudhat dhe të plak. Mos harroni që çdo lëkurë është e ndryshme, kështu që është mirë të zbulosh mënyrën më të mirë për të trajtuar lëkurën tënde.

Përdor penelin
Shpërndaje fototindën me penel dhe kjo të jep rezultat më të mirë dhe… më higjenik. Më mirë përdorni një produkt të lëngshëm se kompakt, që shpesh të mbulon më shumë se sa duhet. Niseni nga qëndra, hunda, e më pas shpërndajeni për jashtë.

Nuancat e syrit
Të pret një ditë e gjatë mes impenjimeve të punës, darkave me të afërm? Mos përdorni një ton krem, që mban suhmë pak. Fokusohuni tek tonet që mund të përhapen,i japin dritë shikimit dhe… minimizojnë rudhat!

Defektet
Zgjidhni një korrektor më të hapur se fytyra juajdhe vendoseni në mënyrë të përshtatshme. Sasia e madhe e sheqerit dhe yndyrnave në drekën e festave mund të ndikojnë negativisht në lëkurë. Gjatë ditëve të javës rregulloni difektet me dieta detoksifikues me bazë frutash dhe perimesh.

E bardha
Një vijë ngjyre e bardhë për ta përdorur poshtë harkut të vetullave dhe përhapeni me ëmbëlsi. Ke provuar ndonjëherë laps që të ndriçon qepallat? Provojeni, e bën shikimin më të ri dhe më intens.

Efekti kajal
Lapsi i zi në të gjithë syrin ka tendencën të të zvogëlojë syrin. Nëse të pëlqen make up në qepallën e poshtme fokusohu në një ngjyrë më të hapur, nga ari tek gështenja. Jo rimel në qerpikët e poshtëm, bën përjashtim vetëm në rastet kur janë shumë të ralla.

Asnjëherë pa atë
Vetulla, një detaj thelbësor. Një nga gabimet më të shpeshta është që e hollojmë shumë. Një ekspert mund t’ju ndihmojë ta bëni në mënyrë që ti jepni vlerën e tij natyrale. Përdorni laps për të theksuar vetullat, dhe efekti do të jetë mjaft intensiv.

Thjeshtësia
Kujdes, make up i mirë është ai që arrin të nxjerrë në pah fytyrën tuaj sa më natyral dhe të mirë. Propozimi për vitin e ri? Këshillohuni me një ekspert të bukurisë. Ndonjëherë mjaftojnë pak këshilla të mira për të zbuluar anë që nuk i kemi njohur. Je e bukur! Duhet ta besosh këtë.