Përqafime, lot dhe shtrëngim duarsh. Kështu dukej sot stacioni i autobusëve në Shkup ku qindra banorë të Maqedonisë së Veriut lëshuan vendlindjen e tyre për një jetë më të mirë drejt shteteve të Bashkimit Evropian, shkruan Alsat.

Shume prej tyre ishin të moshës mbi 20 vjet ndërsa udhëtimi i sotëm ishte i pari për disa prej tyre që po largohen nga vendlindsa më shpresë për një të ardhme më të mire.

“Për ku je nis? Për në Gjermani. A ke ndonjë dokumentacin, apo? Jo, vetëm jemi nis, pa asgjë, për një të ardhme më të mirë. Besoj që më mirë se këtu 100 herë do të jetë. Gjuhën a e ke mësu? Do e mësoj shpejt. Nisesh vet ose me shoqëri? Vet.

“Për në Hamburg të Gjermanisë. Gjendja shumë e keqe dhe patjetër me ik. A keni siguru ndonjë punë? Po, punën e kem të sigurt. Jemi tre vëllezër edhe djalin tim e kam. Vet i katërti jam. A mendoni të bëni bashkim familjar për një kohë më të shkurtër? Shpresojmë, do e shohim. Nëse do të bëhet mirë gjendja kthehemi por tash është papunësi e madhe, patjetër me ik”.

“Për në Itali shkojmë. Edhe këtu

“Kam ardhur për ti përcjell. Shumë rëndë ama çka me bë, këtu punë nuk ka e patjetër në shtetet e jashtme”.

“Nisen se gjendja e vështirë, çka të bën rinia, katastrofë. Me 15 mijë denarë a jetohet, ato harxhimet e veta nuk mund ti mbulojnë, çfarë pret prej atyre, do të ikin të gjithë”.

“Më mirë të gjithë me ik prej këtu, nuk ka kurrfarë pune e bukë”.

“Ndoshta nuk i kanë vendet e punës të sigurta por për arsye që është krizë në Maqedoni dhe Kosovë duhet me i lëshua vendlindjet dhe me ik. Rinia këtu, edhe nëse e kryn shkollën nuk ka ku të punësohet”.

Largimin gjithnjë e më të madh të të rinjve nga Maqedonia e Veriut e dëshmon edhe Sebajdin Xheladini që tashmë 18 vjet punon shofer autobusi. Ai tha për Alsat se të mërkurave dhe të shtunave janë me dhjetëra autobusë të mbushur me shtetas të Maqedonisë që nisen drejt vendeve të Evropës.

“Sa autobusë nisen benda nji dite, kur ka turra më të mëdha. Brenda ditës, flas vetëm prej Gostivari, ditët e shtuna ke më së paku 6 ose 7 linja që nisen për në Evropë, Itali, Gjermani, Zvicër”, tha Sebajdin Xheldini, shofer autobusi./Alsat.mk