alil-fetai

Garantimi në parim i të drejtës për të votuar për cdo shtetas, që ka mbushur moshën 18 vjec ngre problemin e gjetjes së mënyrave të votimit për personat që ditën e votimit gjenden jashtë shtetit për periudha afatshkurta apo afatgjata. Shumë vende e kanë zgjidhur këtë problem duke krijuar mundësi për votim në mënyrë elektronike, votim në ambasada apo me anë të postës. Arsyeja është e qartë- krijimi i mundësive efektive për ushtrimin e të drejtës së votës nga cdo shtetas pavarësisht vendit të qëndrimit në ditën e votimit.
R.e Maqedonise është një nga shtetet ku diaspora( mergimtaret ), kan ndikim të drejtpërdrejtë në politikat e brendshme. në radhë të parë për shkak të nivelit të migracionit të popullatës qe është largua që do të thotë se proporcionalisht ku pjesa e madhe e shtetasve që janë pjesë e trupit elektoral janë larguar. Ky Kod Zgjedhor aktual nuk parashikon ndonje dispozitë mbrojtese mbi mënyrën e votimit nga kjo kategori e zgjedhësve-votuesve potenciale që gjenden jashtë territorit. Kodet aktuale zgjedhore nuk mbrojne kete kategori votuesish por ne rastin e fundit behet me e keqja ku ne nje forme perfide behet diskriminimi i skajshem i diaspores , ne radh te pare ketu i kemi qytetaret Shqipetare.
Kushtetuta e R. se Maqedonise parashikon dy kushte themelore për të drejtën e votës : atë të shtetësisë dhe atë të moshës- 18 vjec në ditën e votimit.
Kjo e drejtë mund të kufizohetvetëm për personat e paaftë mundërisht nëse ka një vendim të gjykatës që i deklaron si të tillë. dmth e gjith kjo eshte e garantuar me Kushtetuten e R. Maqedonise me nenin 22 si e drejte universale pa vendosur kufizim teritori.
Qytetaret tane te diaspores ne perputhje me dispoziten Kushtetuese,kerkojne apo kerkohet
garantimin praktik të së drejtës së votes për një kategori shtetasish që për shkak të dinamikës së përgjithshme të zhvillimit të shoqërisë ne pergjithsi dhe nevojave egzistenciale ,gjenden jashtë territorit. Dhe se fundi kjo qe ndodhen me propozimet e fundit ,me fusnota apo (*)dhe shum forma dhe menyra tjera ,përfshirja e këtij kriteri që përjashton shtetasit që gjenden jashtë ditën e votimit , përbën një kufizim të së drejtës Kushtetuese për pasojë duhet të jetë i nevojshëm dhe i justifikueshëm në një shoqëri demokratike. Aktualisht nuk është vlerësuar domosdoshmëria dhe as nuk është dhënë ndonjë justifikim për kufizimin e kësaj te drejte.
E drejta e pakonestueshme e qytetareve te diaspores ( emigranteve ) tane ka thelbin e saj ku do te artikuloj edhe arsyet ku vet Komisioni i Venecias ua ka rekomanduar shteteve si argumente ne favor te ketij votimi dhe ate :
1)- E drejta për të votuar është një e drejtë që ekziston për shkak të shtetësisë-jep ndjesinë e shtetëtësisë dhe të drejtave të lidhura me të.
2)-Vazhdimësia e pjesëmarjes në jetëm politike të vendlindjes pavarësisht largësisë
3)-Barazon ata që jetojnë në vend me ata që janë jashtë-pra vendos në pozitë të njëjtë shtetasit.
4)-Shtetasi mban lidhje me vendin e origjinës, forcon lidhjen dhe ndjesinë e përkatësisë pavarësisht gjendjes ekonomike etj.

Nga e gjith kjo, shohem se tendenca është drejt afirmimit të kësaj mundësie pasi parimi themelor i procesit të votimit është lehtësimi dhe jo krijimi i barrierave për shtetasit.
Në vlerësimin e tendencave në Evropë dhe më gjerë duhet marrë në konsideratë dhe natyra e procesit të votimit- kush zgjidhet dhe për cfarë. Një pjesë e shteteve njohin të drejtën për të votuar jo vetëm të shtetasve jashtë por edhe të anëtarëve të diasporës historike pavarësisht shtetësisë për të votuar. Por kjo e drejtë jo për zgjedhjet e përhershme apo vendore por për të zgjedhur një përfaqësues të tyre përfaqësuesin e diasporës.
Asambleja Parlamentare e këshillit të Evropës ka inkurajuar shtetet që të lejojnë shtetasit e tyre që jetojnë jashtë të marrin pjesë në mënyrë sa më të plotë të jetë e mundur në procesin elektoral. Kjo është parashikuar në dy dokumente : Rezoluta nr. 1459 ( 2005) vit, dhe Rekomandimi nr.1714 ( 2005 ) vit ,për të drejtën e votës.
Ndersa ne Kodin e Praktikave te Mira mbi Ceshtjen elektorale te Komisionit Venecias parashikon se :” E drejta per te votuar dhe per t’u zgjedhur mund t’ju akordohet shtetasve qe jetojne jashte”.
Ky Komision gjithashtu,kur iu referua ceshtjes se Armenise,qe synonte heqjen e te drejtes per te votuar jasht vendit te Armeneve,Komisioni i Venecias u shpreh se : Shtetet,duke marre ne konsiderate rregullimet lidhur me votimin jashte duhet te balancojne te drejten e votimit universal perkunder transparences dhe sigurise gjat zgjedhjeve .
Nga e gjith kjo mundet te nxjerim konkluzione,nga kjo ku pjesa më e madhe e shteteve njohin të drejtën për të votuar jashtë territorit të shtetasve të tyre,ku kete e konfirmojne edhe Asambleja e Keshillit te Evropes dhe Komisioni i Venecias.
Dinamika e zhvillimit të shoqërisë shqiptare ,ku migrimi u shndërrua në një strategji mbijetese dhe impakti i përgjithshëm i migrimit në vend kërkojnë domodoshmërisht marrjen e masave specifike për të mundësuar përfaqësimin real të kontribuesve të rëndësishëm në vend ,sikundër janë migimtaret. Duhet të kryhet një studim fizibiliteti për të gjetur mundësitë më të mira të votimit jashtë vendit, që nuk kompromentojnë transparencën e procesit. Studimi mund t’i referohet praktikave më të mira në vendet e tjera si edhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias për këtë qëllim, duke balancuar gjetjet me specifikat e procesit zgjedhor në vend dhe kostot specifike për këtë qëllim. Kjo duhet të pasohet me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të qenë në koherencë me dispozitën Kushtetuese per nje te drejte vote universale si edhe , Ligjin për -Diasporen ( mergimtaret )

Msc. ALIL FETAI