“Marijuana sintetike” është një lloj droge që së fundmi po alarmon amerikanët, pasi është përhapur në masë dhe ka efekte shumë të frikshme. Kjo drogë jep efekte të njëjta me marijuanën, por është 85 herë më e fortë se ajo.
 
Kështu, personat që pinë këtë lloj droge, fillojnë të sillen në mënyrë të çuditshme dhe të dhunshme. Papritmas, ata marrin shumë fuqi, madje duhen disa oficerë policie për t’i vënë në pranga.

Kanabinoidi artificial dhe psikoaktiv shitet nën dorë në dyqanet e legalizuara për tregtimin e marijuanës, si dhe shkakton te përdoruesit sjellje të çorientuara dhe pasthirrma, duke marrë kështu nofkën “zombi”.