Një fëmijë është shtrirë sot në spital pas lëndimeve të mëdha që ka marrë nga sulmi i qenve endacak. Siç raportojnë të afërmit e fëmijës por edhe nga SPB Tetovë për TV21, fëmija ka qenë duke luajtur në momentin kur është sulmuar.

Nga fotografitë që TV21 i siguroi nga familjarët, shihet se lëndime ka në tërë trupin e fëmijës. Familjarët janë të irrituar nga rasti dhe kërkojnë zgjidhje urgjente nga autoritetet komunale për zgjidhjen e problemit me qentë endacak në Tetovë.

“Po sot kemi marrë një denoncim të tillë. Në Reçicë të Vogël, fëmija ka qenë duke luajtur me top sipas denoncimit dhe e kanë sulmuar qentë endacak”, thonë për TV21, nga SPB-Tetovë.