Një zyrtar në administratën komunale në Strugë është pozitiv me Covid-19, për shkak të të cilit vetëqeverisja lokale ka vendosur që shërbimet në Komunë nuk do të funksionojnë deri të hënën e ardhshme.

“Pas konsultimeve me institucionet kompetente. Komuna u bëri thirrje punonjësve që të mbeten në izolim, ndërsa në rast të simptomave të mundshme të coronavirusit të kontaktojnë mjekët e tyre amë”, informon AIM.

Ndërkohë, të gjitha kontaktet që punonjësi ka pasur me persona të tjerë në Strugë do të analizohen dhe kontrollohen në mënyrë që të zbulohen infektime tjera të mundshme.

Përndryshe, personi pozitiv me Covid-19 është në izolim në shtëpi me një pamje klinike simptomatike të butë.