Kur blini diçka, nuk i lexoni gjithmonë udhëzimet me kujdes. Nganjëherë në këtë mënyrë ne humbim informata të rëndësishme dhe bëjmë disa gabime të cilat mund ta dëmtojnë pajisjen tonë.

Sot do të mësoni mënyrën e drejtë të mbushjes së celularit me energji. Si të gjithë të tjerët, as ju sigurisht nuk e keni ditur mënyrën e drejtë, shkruan Gazeta Express.

 

Sigurisht keni menduar se është një ide e mirë ta lini celularin në rrymë derisa të mbushet plotësisht, duke menduar se në këtë mënyrë nuk do ta humb ë shpejtenergjinë, megjithatë, gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Duket se kjo praktikë e streson shumë baterinë e celularit. Duke e lënë celularin që të mbushet deri në 100% vazhdimisht, ju e vendosni atë në një gjendje të ‘tensionit të lartë’, që e rrezikon baterinë.

Në fakt, mbushja e baterisë plotësisht nuk është gjë e mirë. Voltazhi që nevojitet për ta sjellë baterinë në 100% e streson baterinë gjithashtu. Lajmi i mirë është se veprimi i zakonshëm që kemi menduar se është i dëmshëm në fakt është i mirë dhe duhet bërë gjithmonë.

Ju duhet ta mbushni celularin çdoherë që mundeni. Rekomandohet që ta vendosni celularin në prizë kur bateria e tij është 10% dhe ta hiqni kur është 90%.

Kjo nuk e dëmton celularin tuaj sicc thonë njerëzit. Në fakt, është më mirë të veproni kështu se sa të prisni derisa të fiket krejt dhe të mos e hiqni nga rryma derisa të bëhet 100%. Gjithashtu, sigurohuni që celulari juaj të mos nxehet shumë. Nëse vëreni se është nxehur, duhet ta hiqni nga priza. Dhe gjithashtu duhet ta mbani mend, sa herë që jeni jashtë në diell, duhet ta mbuloni celularin.