Dalin në dritë të tjera detaje nga grabitja e pikës valutore te Rruga e Kavajës në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat rpaorton për “BalkanWeb” se autorët e maskuar e kanë kërcënuar punonjësin e Exchange me sqepar, 55-vjeçarin Qani Zili, e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur shumën e parave të pikës valutore.

Dyshohet që punonjësi 55-vjeçar të ketë qenë duke transportuar drejt bankës një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Gazetarja Bezat sjell në redaksinë e “BalkanWeb” edhe foton e motorit, që kanë përdorur autorët gjatë grabitjes, dhe që e kanë braktisur pak metra më tej, pasi janë përplasur me një makinë.

Siç shihet në foto, motori gri është përdorur nga autorët, ndërsa vetë punonjësi ka qenë duke transportuar shumën e parave me motorin e zi.