E vendosur, intensive dhe e ndezur, e kuqja të jep një notë pozitiviteti gjatë sezonit të ftohtë. 

E cilësuar si ngjyrë e pasionit dhe e sensualitetit, e forcës dhe autoritetit, e kuqja është një nga ngjyrat e tendencës për vjeshtë dimër 2016.

Në palltot me kashmir, pulovrat, fundet me pala dhe pantallonat, e kuqja mbizotëron në të gjithë gardërobën. Janë të kuq edhe aksesorët, në veçanti çantat.

Rrugë të lirë edhe për këpucët e kuqe, të veshura në kombinim me ngjyrat neutro dhe me xhinset. Për të mos gabuar zgjidh këpucë me majë të rrumbullakët, me takë me platformë, me taka të ulëta, ose me një palë balerina.