A ankohen prindërit, kolegët apo shokët për dhomën që e lini vazhdimisht lëmsh? Mund të ju duket e çuditshme, por njerëzit e tillë arrijnë të bëhen më të suksesshmit.

Psikologjia moderne po e shpjegon këtë zakon në një mënyrë të qartë. Si duket dhoma e juaj tani? A është lëmsh me rroba, gjësende me të cilat punoni, filxhanë të zbrazur të kafesë, projekte gjysmë të përfunduara?

Kathleen Vohs, psikologe nga Universiteti i Minnesota-së thotë se ideja e lënies së dhomës në kësi lloj lëmshi është ekuivalent me suksesin në jetë, transmeton Gazeta Express.

Ajo përdori një paradigmë për të dalluar një dhomë lëmsh me një dhomë të pistë. Konkluzioni i saj? Dhomat të cilat janë rrëmujë ofrojnë më shumë të menduar kreativ. Por, çfarë është në fakt të menduarit kreativ dhe si ndihmon një dhomë që ndodhet në një rrëmujë totale në këtë?

Të menduarit kreativ (krijues) është një lloj i të menduarit jashtë vijave të arsyes konvencionale. “Nëse një tavolinë lëmsh është shenjë e një mendje lëmsh, atëherë çfarë të themi për një tavolinë bosh?”, thoshte Albert Ajnshtajn.

Ajnshtajni, një njeri kreativ, nuk kishte asnjë problem me një tavolinë rrëmujë. Ai nuk ishte i vetmi. Edhe Mark Twain ia atribuoi karakteristikave të tij imagjinative hapësirës së koklavitur të punës.

Steve Jobs, shpikësi i disa produkteve në Apple, kishte gjithashtu vazhdimisht dhomën e tij rrëmujë. Sipas Vohs, ka gjasa që kjo të ketë kontribuar në gjenialitetin e tyre.