Pas seancës së re të Mariglen Demiri, për demolimin e zyrës së kryetarit Ivanov gjatë protestave të ‘Revolucionit Laraman’, anëtari Xhejlan Veliu bëri thirrje t’i jepet fund standardeve të dyfishta, përcjell Fol.
“Anëtarët tanë ende zvarriten në gjykata. Ishim të persekutuar nga qeveria e mëparshme, por nuk dimë pse nga kjo garniturë. Zhvillimet na japin të drejtën që një regjim të zëvendësohet me një regjim tjetër. Nuk kemi luftuar për këtë, që shokët tanë të kthehen kundër nesh”, tha Veliu.
“Për sa i përket të seancës së sotme, përsëri për të tretën herë, kishte zëvendësim gjyqtarësh”, tha Saveski, duke shtuar se qartazi duan t’i keqtrajtojnë. /Fol/