Një e martë e ‘zezë’ është shënuar sot në Maqedoninë e Veriut sa i përket bilancit të COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 8 pacientë, një shifër që kishte kohë pa u shënuar në shtetin fqinj.

Po ashtu pas rënies së rasteve, sërish shifra e të infektuarve është rritur duke regjistruar në 24 orët e fundit 112 të tillë.

Sa i përket viktimave, të tillë ka pasur dhe në qytetet shqiptare të Strugës, ku dy pacientë humbën jetën dhe një në Tetovë kurse Shkupi kishte 3. Të tjerët në Strumica dhe Dellçevë.