Një përfundim si ky i sotmi nuk kemi parë që moti.

Në etapën e fundit të garës së sotme, piloti i Fortmulës 1, Lewis Hamilton e humbi njëren gomë, por sërish e fitoi garën, shkruan “Zeri.info”.

Piloti britanik dhe Mercedesi i tij kaluan çdo limit sot, duke triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.

Hamilton e dominoi garën, por goma e tij shpërtheu në etapën e fundit, kështu që ai voziti me tri goma deri në fund.

Ndryshe, në këtë garë, Max Verstappen i Red Bullit përfundoi i dyti, kurse i treti ishte Charles Leclerc.