Listës së gjatë të artistëve shqiptarë që kurorëzojnë dashurinë gjatë Shtatorit u mendua se do t’i bashkohej edhe këngëtarja Big Mama.

Pasi pranoi më në fund se ka gjetur dashurinë, u zbulua se Big Mama ka nisur të shpërndajë ftesat për dasmën e saj në fillim të Shtatorit.

Por, duket se planet kanë ndryshuar.

Nga burime pranë këngëtares, “Prive” ka arritur të mësojë se në fakt Big Mama ka vendosur të shtyjë për ca muaj festën por duke e realizuar sipas të gjitha gjasave sërish brenda këtij viti.

Pas një sezoni të ngjeshur në dasma e festa të ngjajshme, duket se këngëtares i duhet pak më shumë kohë për t’i kushtuar përgatitjeve për veten.