Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka oranuar se Kosova është kusht i Serbisë në rrugën e saj drejt intwgrimeve evropiane.

Këtë e ka pranuar pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Slloveni ku prezentë ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“ Pa zgjidhur problemin me Prishtinën, Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE –së. Unë mendoj se të gjithë e kuptuan. Pra, unë dua të besoj se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është vërtet në BE, por askush nuk ka të drejtë të na fajësojë për faktin se jetojmë dhe mbijetojmë. Njerëzit duhet të jetojnë jetën dhe të mendojnë se si do të mbijetojnë sot. Kështu duhet të mendojmë” tha Vuçiq,