Leonora Jakupi, mbetet ikonë e bukurisë.

Ajo është një nga artistet më të njohura dhe të dashura nga publiku, e cila me zërin dhe stilin e veçantë ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave.

Fjala është për këngëtaren e njohur nga Drenica, Leonora Jakupin, e cila shquhet edhe për bukurinë natyrale, shkruan rtv21.tv .

Këngëtarja kudo ku është pyetur se a ka ndërhyrje estetike në fytyrë ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se kujdeset për fytyrën me anë të tretmaneve të ndryshme.Image

Edhe sonte, kur artistja e njohur publikoi një imazh të bukur me këngëtarin Sabri Fejzullahu u pyet nëse ka ndërhyrje në fytyrë. Lidhur me pyetjen e drejtuar nga një ndjekëse e saj në instagram, Leonora shkroi se nuk ka pasur dhe as nuk ka ndërhyrje.