Një 63-vjeçare është prangosur nga Policia greke pasi ka qëlluar me gurë gjyshen e saj të moshuar dhe më pas e ka hedhur në një luginë, me qëllim që të përfundonte në lumë.

Sipas mediave greke, e moshuara u pikas nga një banor i fshatit që shkoi me të birin për të ndezur qirinj tek varri i një të afërmi në varrezat e zonës. Fëmija dëgjoi një zë që thërriste për ndihmë dhe lajmëroi menjëherë të atin. Të dy jur u afruan buzë rrugës ngjitur me varrezat, panë 84-vjeçaren të larë në gjak teksa bërtiste për ndihmë.

Ata menjëherë informuan Policinë dhe bashkë me ndihmën e banorëve të zonën arritën ta nxirrnin të moshuarën, që kishte plagë të rënda në kokë dhe gjoks. Gruaja 84-vjeçare u mor nga ekipet e shpëtimit dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë, ku po trajtohet.

Ndërkohë që mbesa e saj u arrestua nga Policia, megjithatë bëhet me dije se 63-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se deri më tani nuk kishte shkaktuar asnjëherë probleme.