Kemi parë shpesh raste kur mbiemrat e futbollistëve shqiptarë janë të shpeshtë, sidomos te lojtarët me origjonë kosovare. Megjithatë, ajo që po ndodh te skuadra e Besës nga Shipanica është vërtetë një rast i rrallë. Tek kjo skuadër janë 29 lojtarë të përfshirë në listë me të njëjtin mbiemër, Dërmaku. Shumë i dëgjuar për shqiptarët pasi kemi në kombëtare Kastriot Dermakun, i cili dy ndeshjet e fundit, me Bjellorusinë dhe Lituaninë ishte titullar. Kjo lidhje vazhdon edhe më tej pasi ekipi në fjalë ndodhet në vendin ku ka lindur edhe gjyshi i Kastriot Dërmakut. Atje nuk banon asnjë fis tjetër dhe kjo është vërtet e veçantë. Në listën e mëposhtme të nxjerrë nga “Korrekti Sport” shihen 27 lojtarë me mbiemrin Dërmaku, pa harruar edhe dy lojtarët Rexhepi që e kanë ndërruar mbiemrin e tyre për shkak të disa problemeve, por i përkasin sërish të njëjtit fis.