Ky është momenti i tmerrshëm kur një edukatore nga Pensilvania shtyu një vogëlushe 4 vjece nga shkallët.

Sarah Gable, 52 vjec, pasi kreu aktin e pamëshirshëm ngriti kokën lart dhe pa që gjithcka po filmohej nga kamerat që ishin instaluar disa minuta më parë në muret e ndërtesës.

Edukatorja, e cila ka 25 vite që e ushtron këtë profesion, është pushuar nga puna dhe u arrestua për dhunë ndaj fëmijës por arriti të fitonte lirinë me kusht pasi pagoi 25 mijë dollarë.