Një nëpunës i një kopshti zoologjik është sulmuar brutalisht nga zebra – vetëm tre ditë pasi një burrë u vra nga një tigër në një kopsht tjetër zoologjik në Kinë.

 

Videoja e publikuar në internet, shfaq momentin e tmerrshëm kur zebra me nofullën tejet të fuqishme e kafshon në dorë punëtorin, të cilin e tërheq zvarrë nëpër kopshtin zoologjik në qytetin Guangzhou në pjesën jugore të Kinës.

Edhe pse dy kolegët e tij u munduan ta ndalojnë zebrën duke e ndjekur pas me shkopinj të drurit duke shpresuar se do ta lëshojë burrin e pafuqishëm, ajo prapë se prapë e bën të veten dhe vazhdon ta mbaj të kafshuar dorën e tij.

Në video mund të dëgjohen vizitorët duke bërtitur të frikësuar me atë që panë, ndërkaq raportohet se burri ka shpëtuar gjallë por me lëndime në dorë.