Pirja e shumë lëngjeve gjatë një fluturimi mund të duket si diçka normale për tu bërë, por ka një pije që ekuipazhi i kabinës thotë se nuk duhet të pini në bord – uji.

Konsiderohet pija më e keqe që mund të kërkoni gjatë fluturimit. Një ndihmës i fluturimit i zbuloi Business Insider që ju kurrë nuk duhet të pini ujë në mes të fluturimit, sepse kontenierët e ujit mund të jenë shumë të pista.

“Ekuipazhi i fluturimit nuk pi kurrë ujë në aeroplan,” tha ndihmësja stjuardesa.

“Ata nuk pijnë as kafe apo çaj”.

Kjo ndodh për shkak se derisa tanket e ujit ndonëse pastrohen, ata kurrë nuk informohen kur apo sa shpesh bëhet pastrim i tyre.

Si rezultat, ata nuk janë të sigurt se sa i pastër është uji në çdo kohë të caktuar dhe qëndrojnë larg tij, nëse ai nuk gjendet në shishe.