Në ditët e sotme, kemi harruar të ecim. Me dashje ose jo, e kemi kthyer ecjen në opsionale. Për shumë nga ne e ecura më e gjatë është nga dera e punës te makina, nga makina tek hyrja e shtëpisë, apo bari ku sërish shkojmë për t’u ulur.

Ecja është thelbësore për shëndetin. Për shëndetin fizik dhe atë mendor.

Më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet

• redukton rrezikun për sëmundjet koronare
• rregullon tensionin e gjakut
• rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve
• ndihmon në ruajtjen e peshës trupore
• ul rrezikun për obezitet
• redukton rrezikun për osteoporozë
• redukton rrezikun për kancer të gjirit dhe kolonës
•redukton rrezikun për shfaqje të diabetit të tipit të dytë.
• përmirëson gjendjen emocionale
• redukton stresin
• ndihmon në parandalimin e rrëzimeve në pleqëri
• ndihmon për artritin